Riki Puig, “margaritari” i radhës i Barçës nga “La Masia”

Mbajeni mend këtë emër. Është Riki Puig dhe bën pjesë tek Barcelona e Ernesto Valverdes. Mesfushori 19-vjeçar, që po cilësohet si Ksavi apo Iniesta i ri, është “produkt” i Akademisë më të famshme të botës, pasi ka dalë nga “La Masia”. i lindur në Katalonjë, ai është një njeri “i prerë” për të luajtur me fanelën “azulgrana”, ndërsa bëri debutimin në ndeshje zyrtare në skuadrën e parë, në suksesin 4-1 në Kupën e Mbretit ndaj Kultural Leonesës.

Puig e justifikoi besimin e trajnerit duke dhënë një pasim të shkëlqyer për njërin nga golat e Denis Suarezit. “Ky ishte debutimi i ëndërruar, – ishin fjalët e adoleshentit, – për më tepër me fitore dhe me një asistencë. Kam ardhur në këtë stadium si tifoz që kur isha 3 vjeç, imagjinoni emocionin kur trajneri më dha mundësinë të luaja për 35 minuta”. Barça luajti me ekipin “B”, ku nga ekipi i parë në fushë ishte vetëm Rakitiç, dhe si zëvendësues Lengle apo Buskets.

Sfidanti.al