Pa Nejmarin e Mbapenë, Paris SG është ekip shumë “tokësor”

Edhe në një ligë jo aq shumë “sipërore” sa ajo e Francës, mund të rrëzohesh keq nëse nuk je i pajisur me yjet kryesorë. E provoi Paris SG, që luajti në fushën e Strasburgut, pa Nejmarin e dëmtuar dhe me Mbapenë në stol, duke qenë pranë humbjes. Në fushë pati mjaft lojtarë të mirë si Areola, Kimpembe, Rabio, Verrati, Kavani apo Draksler, ndërsa pas pushimit u hodhën edhe Mbape e Dani Alvesh.

Strasburgu kaloi në avantazh në minutën e 41-të me penallti, dhe po me penallti barazoi Kavani. Ky 11-metërsh u fitua nga Mbape, porn ë minutën e 94-ët, PSG u shpëtua nga teknologjia. VAR anuloi golin e vendasve duke bërë që trajneri Tomas Tuhel të ishte i lumtur edhe me barazimin. Ja pra, një Paris pa Nejmarin dhe përgjysmë pa Mbapenë, u duk shumë “tokësor”. Edhe humbja, natyrisht nuk do t’i prishte punë, pasi është 14 pikë para vendit të dytë, por “aureola” e pathyeshmërisë do të merrte fund.

Sfidanti.al