Mëshirë kristiane? Interi i ofron “shpëtim” Ozilit!

Trajneri spanjoll Unai Emeri nuk do t’ia dijë për asnjeri tek Arsenali,
kështu që nuk ka lojtar në ekip që nuk e ka e filluar lojën nga
stoli i rezervave. Ai nuk kursen asnjë futbollist, as një ndër më të
nirët e ekipit, Mesut Ozil. Një mënyrë e tillë pune duket se po i
funksionon këtij trajneri spanjoll, kështu që akush nuk e kritikoi
Emerin sa ai la jashtë formacionit Ozilin.
Gazeta “San” shkruan se klubi i Interit po e ndjek me vigjilencë të
gjithë situatën rreth Ozilit dhe është gati t’i ofrojë atij “shpëtim”
gjatë sezonit të ardhshëm veror të transferimeve.
Në fakt, Ozili ka një kontratë shumë të mirë me Arsenalin që i
skadon atij më 2021. Megjithatë, Interit, nëse do t’i dojë shërbimet
e këtij mesfushori gjerman, do t’i duhet ta hapë mirë qesën,
fillimisht për transferimin dhe, më vonë, edhe për pagën e tij
javore.