Mediat ndërkombëtare nuk humbën rastin të theksonin se nuk ishte një festë e bukur për punonjësit (et) e futbollit amerikan ajo e djeshmja. Futbollistet e kombëtares së SHBA-së, kampione të botës, kishin kërkuar në rrugë ligjore 66 milionë USD nga Federata e tyre, si dëmshpërblim për mungesën e barazisë në pagesa me meshkujt. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre, duke e quajtur të padrejtë.
Vendimi u mor nga Gjykata në Kaliforninë Qendrore, konkretisht nga gjyqtari i caktuar me çështjen, Geri Klausner. Gjithsesi, lojtaret amerikane kanë deklaruar, me anë të zëdhënëses Molli Levinson, se do ta apelojnë këtë vendim, dhe se ato këmbëngulin për të luftuar pabarazinë në shpërblime, në trajtim dhe në rroga.
Sfidanti.al