Ftesë kroate në Instagram nga Interi për Luka Modriçin

Tek Interi i Milanos sot janë tre kroatë. Ishin Ivan Perishiç e Marcelo Brozoviç, tani erdhi edhe Shime Vrsaljko nga Atletiko e Madridit. Shpresa ishte që të bëheshin si titulli i filmit “Ata ishin katër”, por duket se kjo nuk do të ndodhë, ndonëse në Milano ende kanë sado pak shpresë.

Ivan Perishiç bëri një ftesë origjinale për yllin e Realit, duke postuar në Instagram një foto ku tre kroatët kishin dalë me emrin e Interit në sfond. Përshkrimi i fotos ishte: “Mirë se erdhe Shime! Cili mungon?” Dyshimet në Madrid u rritën disi pasi vetë Modriç e kishte bërë “pëlqim” foton e shokut të tij të kombëtares, edhe pse mendohet se numri 10 do të rinovojë në “Santiago Bernabeu”.

Sfidanti.al