Flamurtari syonon Qatip Osmanin

Qatip Osmani mund të rikthehet në Superiore. Trajneri u largua një vit më parë nga drejtimi i Vllaznisë, pavarësisht rezultateve tejet pozitive. Tekniku 55-vjeçar shihet si opsion te Flamurtari, skuadër që nga sezoni i ardhshëm do të luajë në elitë. Vlonjtatët kanë vendosur të largojnë Artim Pollozhanin dhe janë në kërkim të një trajneri të ri. Osmani preferohet nga të gjithë, për shkak të eksperiencës, por jo vetëm. Në listën e drejtuesve është edhe Ernest Gjoka, trajneri aktual i Skënderbeut.

sfidanti.al