Tirana ka mbyllur bashkëpunimin me drejtorin sportiv, Agim Ibraimi. Në fakt ishte një vendim që pritej prej kohësh, pas dështimit të bardhebluve në sezonin që sapo u mbyll. Te kryeqytetasit priten ndryshime të shumta, të cilat mund të prekin edhe stolin, ku aktualisht ndodhet Bledi Shkëmbi. Sa i përket drejtorit sportiv, për momentin përflitet për një rikthim të Tefik Osmanit, i cili pak ditë më parë u largua nga Vllaznia.
sfidanti.al