Simone Inzaghi e ka cilësuar të pavend diskutimin për të ardhmen e tij, ndërsa Interi përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve.
Nga Italia raportohet për një takim me drejtuesit, që do të zhvillohet 48 orë pas finales ndaj PSG-së. Fitorja do të ndihmonte që Inzaghi të vazhdojë, por edhe në rast dështimi, Interi është i vendosur ta mbajë.
Inzaghi kërkon garanci, pasi interesimi nga klubet arabe është konkret. Klubi synon rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2026, ndërsa do të ketë edhe rritje page.
Ndërkohë, merkatoja ka nisur me afrime si Susiç dhe bisedime të avancuara me Luis Henrique e Bonin. Janë parashikuar deri në 40 milionë euro për një sulmues të ri. Interi duket i gatshëm të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonet në vijim, shenjë kjo për të bindur Inzaghin që të qëndrojë.
sfidanti.al