“Buzëqesh” Silvinjo, lojtarët vijnë në Kombëtare me… 73 gola

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat e rëndësishme ndaj Serbisë dhe Letonisë në kualifikueset e Botërorit 2026, me një grup lojtarësh që kanë treguar efikasitet të lartë në shënimin e golave. Nga 27 futbollistët e grumbulluar, 15 kanë shënuar së bashku 73 gola në nivel klubesh këtë sezon. Më produktivi është Mirlind Daku me 15 gola për Rubin Kazan, i ndjekur nga Rey Manaj dhe Jasir Asani me nga 12. Ernest Muçi ka kontribuar me 7 realizime, ndërsa Shehu e Laçi kanë nga katër.

Golin e kanë gjetur edhe futbollistë si Arbër Hoxha, Adrion Pajaziti, Kristjan Asllani e Marash Kumbulla me nga tre realizime, për të vijuar me Berat Gjimshitin e Myrto Uzunin me dy gola. Mario Mitaj, Adrian Bajrami dhe Ylber Ramadani kanë shënuar nga një gol secili.

Këto statistika tregojnë për një Kombëtare me potencial të shpërndarë në të gjitha repartet. Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë të grupit me 3 pikë, ndërsa kryeson Anglia me 6 pikë.

sfidanti.al