Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF, ka marrë vendimet e fundit, sa i takon ngjarjeve futbollistike të fundjavës që lamë pas. Për sjellje të gabuar të tifozëve, Tirana dhe Partizani janë gjobitur me nga 50 mijë lekë. Gjithashtu pati gjobë edhe për Egnatian dhe Elbasanin. Për kaosin në ndeshjen ndaj Besës ku u godit edhe trajneri kundërshtar, Flamurtari është gjobitur me 300 mijë lekë, ndërsa dy takime do i luajë pa spektatorë.
sfidanti.al