Presidenti i Interit, Beppe Marotta nuk hezitoi të fliste për situatën ekonomike të klubit. Gjithashtu, Marotta iu përgjigj edhe zërave që lidhen me një falimentim të mundshëm të klubit. “Fiton dhe pastaj dështon. Është rezultat i kulturës së zilisë. Ne nuk kemi rrezikuar kurrë falimentimin. Jemi një kompani me një marrëveshje financiare të qartë. Po, kemi obligime që është një formë borxhi por e kontrollojmë shumë mirë. Nuk kemi borxhe ndaj furnitorëve apo bankave. Nëse kjo nuk do ishte e vërtetë, nuk do të kishim mundësinë të regjistronim lojtarë dhe të paguanim rregullisht”.
sfidanti.al