Finalja e Kupës është e Spanjës, por dominojnë të huajt!

Kur Barcelona e Sevilja të dalin në fushën e lojës, sot në orën 21:30, për të diskutuar finalen e Kupës së Mbretit, shumëkush do të kuptojë se kjo është më shumë një finale ndërkombëtare sesa spanjolle. Gazeta “Marka” hulumton kombësinë e protagonistëve dhe i del se në krye janë francezët dhe argjentinasit, e vetëm të tretët vijnë spanjollët, të zotët e shtëpisë.

Francezët janë të ndarë në mënyrë të tillë, Samuel Ymtiti, Usman Dembele e Lukas Dinje tek Barça, si dhe Sebastien Korshia, Klemen Lengle, Steven N’Zonzi e Uisam Ben Jeder të Seviljes. Mes tyre është Lengle, mbrojtësi i qendrës që Barcelona e synon nëse Ymtiti nuk rinovon.

Tek argjentinasit, epërsia e skuadrës së Montelës është e plotë, pasi ajo ka 6 të tillë. Niko Pareha, Merkado, Banega, Korrea, Pizarro e Franko Vaskez. Barcelona ka vetëm një, por ka pikërisht më të mirin, numrin 1 të botës, Lionel Mesin.

Sfidanti.al