Rjedh informacioni se kush do të jetë lojtari më i mirë në Premier Ligë

Në Angli, jozyrtarisht, dihet emri i lojtarit, të cilit do t’i jepet çmimi i lojtarit më të mirë të Premier Ligës angleze. Kush do ta marrë këtë titull, Mohamed Salahu apo Kevin De Bryjni? Kjo pyetje, tani, ka marrë përgjigje; ai do të jetë futbollisti egjiptian i Liverpulit, Mohamed Salah. Disa gazetarë të mirinformuar kanë arritur që të mësojnë se çmimin do ta fitojë Salahu dhe se ai do t’i jepet atij të dielën e ardhshme.

Gjatë këtij sezoni të Premier Ligës, Mo Salahu ka arritur të shënojë 30 gola, më shumë se kushdo futbollist tjetër, tetë herë është shpallur “lojtari i ndeshjes” dhe ka dhënë nëntë pasime goli.

Sfidanti.al