Nga Raiola te nje rapper; Lukaku e zevendeson me…Jay-Z

Mino Raiola nuk eshte me agjenti i Romelu Lukakut. Sulmuesi i Mançester Junajtid vendosi te shkepuse raportet me italianin per t’iu drejtuar agjencise ‘Roc Nations Sports’ e themeluar nga rapperi Jay-Z. Vete agjencia e beri te ditur lajmin nepermjet rrjeteve sociale.

Sipas revistes ‘Forbes’, Jay-Z ishte nje nga agjentet me te suksesshem per vitin 2017. Ai u rendit ne vendin e dyte pas Fernando Feliçeviç qe kujdeset per interesat e Alexis Sanchez. Keshtu, belgu bashkohet te  skuadra e Jay-Z me Zherom Boateng i Bajernit te Mynihut dhe basketbollistin e Golden Stejt Uarriors, Kevin Durant.

Sfidanti.al