Ai është një brazilian, por jo një nga ata të çmendur në mundësinë e parë të madhe që i jepet. Filip Kutinjo mund të quhet fare pranë Barcelonës, por ylli i Klopit nuk ka ndërmend të bëjë gjeste apo të ngrejë zërin. Kutinjo ia ka bërë të qartë trajnerit se dëshiron të luajë për Barçën, por nuk do të kërkojë zyrtarisht largimin, diçka që do t’i dobësonte shumë pozitat e Liverpulit. Kjo do të thotë se katalanasit janë të detyruar të bëjnë ofertën e tretë për kartonin e tij, tashmë me vlerë 100 milionë stërlina (mbi 110 milionë euro), pasi u hodhën poshtë dy të parat, 72 dhe 90 milionë paund stërlina. Nga “Kamp Nou”, në “Anfild” kanë shkuar tre përfaqësues të klubit nga Spanja, Oskar Grau, Raul Sanjehi dhe Havier Bordas, shenjë se mund të ketë një marrëveshje.
Sfidanti.al