Fenerbahçe ëndërron Zinedine Zidane pas shkarkimit të Mourinhos

Fenerbahçe ka nisur kërkimin për një trajner të ri, pas shkarkimit të José Mourinho-s për shkak të dështimit në kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League. Sipas medieve turke, klubi ka vënë në shënjestër një emër të madh: Zinedine Zidane.

Presidenti Ali Koç duket i vendosur të marrë një trajner me reputacion ndërkombëtar dhe, sipas raportimeve të “Sabah”, kontaktet e para mes palëve janë tashmë zhvilluar. Madje janë arritur edhe disa marrëveshje paraprake, ndërsa ende mbeten për t’u përcaktuar detajet ekonomike dhe kontraktuale.

Zidane, 53 vjeç, është pa ekip që prej vitit 2021, kur u largua për herë të dytë nga Real Madridi. Gjatë kësaj periudhe ai ka refuzuar disa oferta, duke pritur projektin e duhur për t’u rikthyer në pankinë. Mundësia që francezi të drejtojë skuadrën nga Stambolli nuk duket e pamundur.

sfidanti.al