Europa, një hap pas për shqiptarët

Tre barazime dhe një humbje që në raundin e parë të kompeticioneve europiane. Asnjë prej skuadrave të Superiores nuk arriti të largohej me fitore dhe si pasojë, asnjë nuk është e sigurt për vazhdimin e aventurës në kometicionet përkatëse. Edhe pse ndaj rivalëve modeste në letër, më të mirët e Shqipërisë zhgënjyen e tashmë rrezikojnë të hedhin në erë objektivin kryesor, atë për të cilin kanë luftuar në më shumë se 36 javë sezonin e kaluar.

Dikush mund t’ia adresojë fajin gjykimit e dikush tjetër temperaturave të nxehta apo kohës së pakët në dispozicion për t’u përgatitur por e vërteta është që niveli i futbollit shqiptar reflekton rënie të dukshme pasi rezultate të tilla nuk regjistroheshin prej kohësh. Ky është lakmuesi i vërtetë i “gjellës” që është gatuar në sezonet e fundit ku skuadrat shpërbëhen dhe ribëhen me një të rënë të lapsit. Gjjithsesi, kjo nuk është e gjithë e vërteta pasi rasti Partizani apo Egnatia e hedh poshtë këtë teori dhe shkaku në këto dy raste mund të gjendet në faktin që organikat e tyre janë pak konkurruese e ky është një sinjal shqetësues për të ardhmen pasi shuplakën e parë skuadrat e Superiores e morën nga Sylvinho që as sa për sy e faqe nuk grumbulloi asnjë lojtar, pavarëëisht faktit se pjesën më të madhe të vitit e kaloi në Shqipëri.

Nga Pirro Bardhyli