Pas fitores 2-1 ndaj Holandës në gjysmëfinalet e EURO 2024 dhe kualifikimi për në finale ku do të përballen me Spanjës, mesfushori i Anglisë Kobbie Mainoo deklaroi se kjo gjë nuk mjaftoi. Duke folur për mediet, anglezi theksoi se Anglisë nuk i mjafton vetëm të qenurit në finale, por dëshiron që të gdhendë emrin në histori.
“Unë mendoj se nuk kam fjalë të mjaftueshme për t’u shprehur, të gjithë jemi të gëzuar. Çfarë fitore dhe çfarë arritje në finale me golin e Ollie! Por mbi të gjitha, çfarë paraqitjeje e ekipit në përgjithësi. Të gjithë dhanë gjithçka kundër një kundërshtari të vështirë dhe arritëm të fitonim. Finalja është një ëndërr e realizuar. Ne besojmë 100% në fitoren ndaj Spanjës, kjo është arsyeja e vetme që jemi këtu. Finalja nuk është e mjaftueshme për ne, ne jemi këtu për të fituar dhe për të bërë që emri ynë të mbetet në histori”, u shpreh Mainoo.
sfidanti.al