“Euro 2024”, De La Fuente shpall listën paraprake

Një tjetër rivale e Shqipërisë në Grupin B në Euro 2024 ka bërë publike sot listën paraprake të lojtarëve. Komisari teknik i Spanjës, De La Fuente ka bërë publike zgjedhjet e tij përkrah tri ish-lojtarëve, të cilët kanë fituar trofeun me Spanjën ndër vite siç janë Iribar, Kapdevija dhe Fernando Torres.

Lista paraprake: 

Portierë: Unai Simón, Remiro dhe David Raya.

Mbrojtës: Jesús Navas, Carvajal, Le Normand, Laporte, Nacho, Vivian, Cubarsí, Grimaldo, Cucurella.

Mesfushorë: Zubimendi, Rodri, Mikel Merino, Fabián Ruiz, Pedri, Marcos Llorente, Fermín, Aleix García, Baena.

Sulmues: Lamine Yamal, Ferran, Dani Olmo, Nico Williams, Ayoze, Morata, Joselu, Oyarzabal.

sfidanti.al