Egnatian nuk arrin ta ndalë askush

Egnatia tregon forcën edhe në “Kukës Arena”, duke mposhtur me rezultatin 4-1 Kukësin vendas. Rrogozhinasit dominojnë pjesën e parë dhe arrijnë të shënojnë tre gola me Malotën, Fernandon dhe Gjatën. Kukësi mundohet të reagojë, por goli u Rashitit vjen shumë vonë. Egnatia shënon edhe golin e katërt me Montenegron, duke vulosur suksesin 4-1 në këtë takim. Rrogozhinasit blindojnë kreun dhe ngjiten në kuotën e 43 pikëve. Kukësi ka harruar të fitojë (10 ndeshje radhazi në kampionat pa sukses) dhe mbetet në zonën që të çon një kategori më poshtë.

sfidanti.al