Bayern Munchen, takim për Zubimendin

Drejtori i Sportiv i Bayern-it, Christoph Freund, ka pasur një takim për Martin Zubimendin e Real Sociedad, me objektiv transferimin në verën e ardhshme. Bayern është në kërkim të një mesfushori mbrojtës të ngjashëm me Rodrin e Manchester City, që është i aftë jo vetëm të shkatërrojë por edhe me topin në këmbë, për nisjen e sulmit. Lojtari bask është një nga 5-6 kandidatët që ka Bayern, përfshirë portugezin Palhinha dhe një angle emri i të cilit nuk është mësuar ende, por Zubimendi është preferenca e parë. Ai ka një klauzolë lirimi 60 milion euro, por nuk bëhet fjalë për një transferim në merkaton e janarit. Ndërkaq Bajern po bëhet përherë e më tepër i hapur përballë idesë për shitjen e Matijs de Ligt verën e ardhshme në rast se merr ndonjë ofertë të përshtatshme. Marrëdhënia midis lojtarit dhe trajnerit Tuhel nuk është më e mira. Trajneri sheh Kim dhe Upamekano para tij, çka mund të detyrojë holandezin të mendojë largimin.

sfidanti.al