Paga e Perisic te Hajduk është 1 euro në muaj

Ivan Perisic ka nënshkruar për Hajduk Splitin, si huazim nga Tottenhami deri në fund të sezonit, pas së cilës do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin e kroat. Kontrata e Perisic me Tottenhamin vazhdon edhe për gjashtë muaj të tjerë, ndërsa ai po rikuperohet nga operacioni i ligamentit të gjurit.Perisic u prezantua zyrtarisht në konferencën për shtyp dhe po ashtu u zbulua se ai do të luajë në Hajdukun për një pagë mujore prej 1 euro, ashtu si Nikola Kalinic, i cili erdhi në klub pak më herët. Por Perisic do të ketë bonuse të caktuara nëse Hajduk arrin në grupet e garave evropiane, ndërsa ka edhe të drejtën e largimit me kusht që klubi që e kërkon të paguajë paratë e përcaktuara nga shuma ende e panjohur e klauzolës.

sfidanti.al