Neymar, Malcom, Neves, Mitrovic, Milinkoviç-Savic, Renan Lodi… janë të shumtë lojtarët e huaj që po nënshkruajnë për skuadrën kryesuese të ligës Saudite. Al Hilal ka shpenzuar tashmë 376 milionë euro për nënshkrime, edhe pse kjo ka krijuar një problem për ta: nuk ka më hapësirë në skuadër për lojtarët e rinj që nuk janë nga Arabia Saudite. Futbollisti brazilian pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në kualifikueset e CONMEBOL-it dhe nuk do të luajë më këtë sezon. Al Hilal ka bërë gjetur një zgjidhje për të hapur një vend për lojtarët e huaj, duke e çrregjistruar Neymarin. Al Hilal po mendon të ndërpresë kontratën me ish-lojtarin e PSG-së dhe Barcelonës. Informacion që vetë klubi e ka mohuar pasi e argumenton çrregjistrimin me faktin se ka dashur të krijojë hapësirë për Renan Lodin, blerjen e re të klubit.
Braziliani Renan Lodi, 25 vjeç, është blerë për 23 milionë euro. Një nënshkrim që, pa çrregjistrimin e Neymarit, nuk do të mund të luante. Kështu, Lodi tani ka hapësirën e tij për t’u regjistruar në Ligën e Arabisë Saudite, si dhe në garat e tjera. Kujtojmë se Al-Hilal pagoi rreth 90 milionë euro te Paris Saint-Germain për blerjen e Neymarit, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me një pagë që shkon në 150 milionë euro në sezon.
sfidanti.al