Përplasja Tuchel-De Ligt, Manchester United pret verën

Pas përvojës së tij zhgënjyese me Juventusin, karriera e Matthijs de Ligt nuk preku maksimumin as te Bayern Munich. Mbrojtësi holandez po lufton me një tjetër dëmtim dhe me ardhjen e Dier nga Tottenham, vendi i tij në hierarkinë e Tuchel, raportohet nga mediet gjermane se ka rënë. Ajo që komplikon edhe më shumë gjërat duket se është marrëdhënia e tensionuar mes lojtarit dhe trajnerit gjerman. Në një situatë të tillë a që mund të përfitojë duket se është Manchester United, me klubin anglezë që do të tentojë afrimin e mbrojtësit në verë. Megjithatë, për të mësuar fatin e De Ligt duhet të pritet fundi i këtij sezoni, pasi nuk i dihet nëse mund të ketë një kthesë mes marrëdhënies së mbrojtësit me Tuchel.

sfidanti.al