Efekti “Maradona”, Hysaj e Napoli festojnë në “San Siro”

Ardhja e Diego Armando Maradonës javën që kaloi ishte si një katalizator i vërtetë. Napoli, që e kishte nisur kthesën në Serinë A, që më parë, e festoi kthimin e tij me dy fitore radhazi, ndër të cilat më e bukura ajo e arritur  në “San Siro”. Në një fushë ku është rrëzuar Juventusit, napolitanët ishin fitimtarët, me shifrat 2-1, dhe me Elseid Hysajn në fushën e lojës. Mbrojtësi shqiptar, i kthyer në formën e tij më të mirë, bëri pjesën që i takonte në një ndeshje që e ngjiti Napolin në vendin e dytë, baraz me Romën, që ende nuk ka luajtur.

Insinje që në minutën e 6-të dhe Kajehon në minutën e 9-të bënë që skuadra e Sarrit ta niste shumë mirë përballjen e Serisë A, dhe të mos tronditej nga reagimi i vendasve, që shkurtuan diferencën në 37’, me Juraj Kuçkën. Napoli ka 44 pikë pas 21 ndeshjeve, ndërsa Roma ka po 44, por me një ndeshje më pak. Juventusi mbetet në krye me 45 pikë, veçse me vetëm 19 takime të luajtura.

Sfidanti.al