“Shi” që habit futbollistët, por jo nga qielli…

Në ndeshjen mes Las Palmasit dhe Deportivo La Corunas ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme

Derisa po luhej minuta e 47-të e kësaj ndeshje, e cila është zhvilluar në kuadër të javess së 18-të të La Ligas, sistemi që ujitë fushën e futbollit është lëshuar përnjëherë, shkruan AS – dhe te gjithë janë lagur.

Pas kësaj, gjyqtari i takimit e ka ndërprerë ndeshjen derisa është ndalur uji. Pas pak minutave ndeshje ka vazhduar normalisht dhe në fund ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.