David De Gea e Sergio Romero nuk do të largohen nga Manchester United. Ai që e ka pohuar këtë është trajneri i “Djajve të Kuq”, Mourinho, i cili i cilësoi ata si elementë shumë të rëndësishëm të skuadrës së tij.
“Ajo që mund të them është se pres që portierët tanë të qëndrojnë në “Old Trafford”, tha Mourinho. “Ata janë të rëndësishëm për ne. Për mua do të jetë e vështirë që të kem në dispozicion portier më të mirë se De Gea apo Romero. Unë dëshiroj që ata që vazhdojnë të jenë pjesë jona”.
David De Gea në vitin 2015 ishte shumë pranë kalimit te Reali i Madridit dhe transferimi i tij nuk u krye vetëm për një gabim burokratik i klubit spanjoll. Tani duket se e gjithë kjo histori është harruar plotësisht me De Gean që aktualisht po përjeton një sezon pozitiv.
Për sa i përket Sergio Romeros, së fundmi në median argjentinase u fol për një kalim tek skuadra e Boca Juniors, lëvizje që për Mourinhon është vetëm në kuadrin e zërave spekulativë.