Efekti “domino” në veprim, Suarez tek Atletiko “shtyn” Moratën tek Juvja

“Kemi edhe emra të tjerë në listë”, u shpreh pas ndeshjes ndaj Sampdorias, drejtori sportiv Paratiçi dhe kështu po ndodh. Juventusi nuk do të marrë Luis Suarezin, as Edin Xhekon, por ama do të kënaqet duke pasur sërish në radhët e veta Alvaro Moratën. Sulmuesi që cilësohet si “dështak” tek Çelsi madje edhe tek Atletiko, ka pasur “biografi të mirë” në Torino dhe drejtuesit e klubit e kujtojnë shumë mirë.

E gjitha kjo u bë e mundur nga fakti se Luis Suarezi e mbylli kontratën e tij me Barcelonën, por uruguajani do të kishte vonesa burokratike për të kaluar në Serinë A. Atëherë, Suarezi tek Atletiko dhe Morata tek Juventusi (si huazim), ky është efekti “domino” që zgjidh ngërçin e verës përsa i përket sulmuesve.

Sfidanti.al