Edhe Rumenige lumturohet për Konten: Ky, një tjetër Inter

Ka luajtur vetëm me atë fanelë të veshur në trup dhe padyshim e ka pjesë të vetën, të pashqitshme. Edhe pse Interi nuk do të zerë kurrë vendin e Bajernit në zemrën e Karl-Hajnc Rumeniges, sërish është një dashuri dhe këtë nuk harron ta shprehë shefi i sotëm ekzekutiv i bavarezëve. Në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, i mbiquajturi “Kalle” flet me superlativa për trajnerin Antonio Konte.

“Interi i sotëm është i ndryshëm nga ai i dy viteve më parë, – thekson ai, – në krahasim me ekipet e tjerë, ka rendimet të qendrueshëm, taktikisht është shumë interesant, një taktikë e zgjedhur duke u përshtatur me lojtarët, dhe kjo falë Kontes që ka bërë një punë shumë të mirë”. Rumenige thotë se Interi i pëlqen sepse është i fortë në mbrojtje dhe i jashtëzakonshëm në sulm, sepse Lukaku e Lautaro po shkëlqejnë. Ish-sulmuesi gjerman thekson se meritë të madhe tek Interi kanë edhe drejtuesit, duke veçuar atë që e quan mikun e tij, Bepe Marotën.

Sfidanti.al