Federata botërore e futbollit, FIFA, bëri të ditur se kampionati botëror i radhës midis klubeve këtë vit do të zhvillohet në Katar, 11-21 dhjetor. Klubet kampione të kontinenteve dhe ekipi kampion i Katarit do të luftojnë për trofeun e klubit më të mirë në botë.
Liverpuli nga Evropa, Esperansa nga Afrika, Amerika nga KONKAKAF-i, Jangen Sport nga Oqeania dhe Al Saad nga Katari janë deri tani pjesëmarrës të sigurtë të turneut në fjalë, ndërkohë që ende nuk dihet se cilët klube do të marrin pjesë në konkurrimin e mësipërm nga Azia dhe Amerika e Jugut.
Vitin e kaluar, Botërorin e klubeve e fitoi Reali i Madridit, duke mundur në finale ekipin Al Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Që nga 2021, në Mundialin e klubeve do të marrin pjesë 24 ekipe, tetë nga Evropa, gjashtë nga Amerika e Jugut, tre nga Afrika, Azia dhe KONKAKAF-i, si edhe një nga Oqeania.
Sfidanti.al