Sapo u ul në stolin e drejtimit të Interit, trajneri Antonio Konte i kërkoi klubit që të angazhojë Romelu Lukakun dhe, në fillim, u duk se puna po shkonte mirë, madje sulmuesi belg nisi “të bënte gati valixhet”dhe të përgatitej që të nisej për në Milano, por…
Junajtidi i ka vënë Lukakut një çmim, të cilin ai ia pagoi Evertonit, nga u ble ky futbollist – 85 milionë euro dhe Interi u bë gati që të përfshinte në marrëveshjen përkatëse edhe disa lojtarë të vet, me qëllim që të mos ta pagonte të gjithë shumën me para në dorë, por një gjë të tillë klubi i “djajve të kuq” e refuzoi.
“Skaj Sporti” tani bën të ditur se në garë për sulmuesin e mësipërm ka hyrë edhe Juventusi qëështë gati të sakrifikojë Paolo Dibalën që të sjellë në radhët e vet Lukakun, duke e nxehur shumë Interin.
“Zonja e vjetër” synon që ta dërgojë te Junajtidi Dibalën që në disa raste ka bërë të ditur se ka dëshirë që një ditë të luajë në “Old Trafford”. Sidoqoftë, kjo garë tani po i afrohet finishit dhe është interesante të shihet se kush do ta fiojë atë?
Sfidanti.al