Reali i Madridit pësoi një humbje turpëruese 3-7 nga Atletiko e të njëjtit qytet dhe, pavarësisht sebëhët fjalë për një ndeshje miqësore, të zhilluar në SHBA, ajo ndezi sistemin e alarmit në klubin “mbretëror” lidhur me situatën në të, tri javë para fillimit të sezonit të ri të La Ligës.
Duket qartë se trajneri Zinedin Zidane ka ende shumë punë për të bërë dhe rezultatet e Realit në ndeshjet e fundit të kontrollit nuk ndikojnë në mënyrë optimiste te projekti i ri i trajnerit francez. Midis atyre që po shprehin shqetësimin lidhur me gjendjen e Realit, është edhe ish-presidenti i tij Ramon Kalderon që i kërkoi presidentit aktual, Florentino Perez, që të marrë masa të menjëhershme.
“Ajo që ndodhi me Realin sezonin e kaluar dhe ajo që po ndodh tani, në prag të sezonit të ri, nuk janë rastësi, kështu që krerët e klubit duhet të reagojnë urgjentisht, sepse atëherë do të na ndodhë që, për herë të parë në histori, Reali i Madridit nuk do të fitojë asnjë trofe gjatë tre viteve radhazi”, vuri në dukje Kalderoni.
Sfidanti.al