Potencialisht mund të ishte sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare. Karakteri duket e ka penguar Edgar Çanin për të shpërthyer në karrierë, veçse futbollisti edhe kështu tregon se është i vlefshëm. Ai shënoi për Pizën në ndeshjen shtëpiake në Serinë B, ndaj Pro Verçelit. Miqtë, që kanë dalë disa herë kampionë të Italisë para më shumë se 100 vjetësh, kaluan të parët në epërsi, por sulmuesi shqiptar barazoi shifrat çerek ore para fundit.
Natyrisht, ishte pak për të besuarit e trajnerit Xhenaro Gatuzo, por Çani e bëri të vetën. Gjithsesi, lojtarin që ka luajtur më parë tek Palermo, Peskara, Bari, Katania apo Piaçenca, nuk ka pasur një sezon shumë të mirë, pasi ka shënuar vetëm 3 gola në Serinë B, ndaj pritet të shihet se çdo të bëjë në të ardhmen. Fillimisht, duhet që Piza të mos bjerë në kategorinë e tretë, por pozicioni është shumë i vështirë.
Sfidanti.al