Janë tifozët e tij të parë, ata të skuadrës së Malmoes ku Zllatan Ibrahimoviç nisi karrierën. Ata shpalosën një parullë në ndeshjen e fundit të luajtur në kampionatin suedez, ku shkruhej: Shërohu sa më shpejt Zllatan, në Suedi mund të vish dhe të luash edhe vetëm me një gju”. Referimi ishte i qartë sepse Ibra ka dëmtuar rëndë gjurin e këmbës së djathtë dhe do të duhet të pushojë ndoshta deri në janar 2018. Ka nga ata që thonë se ai rrezikon karrierën, ndonëse sulmuesi i Mançester Junajtidit ka premtuar se do të kthehet.
Ibra e nisi karrierën tek Malmoe, skuadra e qytetit ku lindi, dhe për të cilën luajti në vitet 1999-2001, derisa kaloi tek Ajaksi. Tifozët e tij e presin edhe pas 16 vjetësh që të kthehet. Zhoze Murinjo, ndërkaq, i ka uruar shërim të shpejtë. Trajneri i tij tek Junajtid ka thënë se “nuk më intereson se ku do të luajë Zllatan pas dëmtimit, por dua vetëm që ai të shërohet”.
Sfidanti.al