E ftuara e luksit në ‘el Clasico’; Julia Roberts ne ‘Santiago Bernabeu’

Aktorja hollivudiane, Julia Roberts ishte një ndër të ftuarit më të rëndësishëm në e ‘El Clasicon’ e së dielës mes Realit të Madridit dhe Barcelonës të luajtur në ‘Santiago Bernabeu’. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Danny dhe fëmijët, protagonistja e ‘Pretty Woman’ vizitoi ambientet e impiantit madrilen madje arriti të takojë edhe disa prej futbollistëve të Realit të Madridit me të cilët bëri edhe fotografi.

Ndër më fatlumët ishin Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Alvaro Morata. Por aktorja, përfitoi nga rasti dhe momenti të bëjë edhe një fotografi me yllin e Barcelonës, Lionel Messi edhe pse nuk ishte pjesë e protokollit të vizitës së saj, për të zbritur më pas së bashku me fëmijët në fushën e gjelbër të mitikut ‘Santiago Bernabeu’.

sfidanti.al