Dy kandidatura për pasuesin e Zidanit, Reali “shkel butonin”!

Rezultatet përcaktojnë fatin e një trajneri, sidomos tek Reali. Klubi madrilen, përkatësisht presidenti Florentino Perez, e ka “shkelur” tashmë “butonin” për nisjen e operacionit “pas Zidan”. Mediat spanjolle raportojnë se në klubin e kryeqytetit kanë përcaktuar identikitin e dy pasardhësve të mundshëm të trajnerit francez.

Të dy nga Anglia, Maurisio Poçetino i Totenhemit dhe Jurgen Klop i Liverpulit. Nuk dihet cili nga ata mund të ketë prioritet apo mund të merret më lehtë, por që të dy vlerësohen në “Bernabeu”. “Marka” njofton se Perez gjithnjë e ka pëlqyer Poçetinon, dhe po ashtu argjentinasi e ka deklaruar hapur simpatinë e tij për Realin. Edhe Klop vlerësohet lart, për personalitetin e madh dhe faktin se me Dortmundin e eleminoi Realin nga Championsi vite më parë.

Sfidanti.al