Milani i tij ka qenë vërtet i madh. Paolo Maldini ka mbuluar një epokë të gjatë të kuqezinjve nga mesi i viteve 80-të deri 2009 dhe ka fituar aq shumë sa pakkush, veçse sot ai është një njeri i dëshpëruar. Një tifoz, ekipi i të cilit po bie gjithnjë e më poshtë.
“Unë nuk e di se kur Milani do të kthehet sërish i madh, – shprehet ish-mbrojtësi, – pesë apo gjashtë vjet më parë, kuqezinjtë ishin ndër 5 ekipet kryesore në Europë, por dalë nga dalë po zbresin gjithnjë e më poshtë”. Ish-kapiteni kritikon pronarët kinezë duke thënë se “shpresat që ky projekt të jetë i suksesshëm, për momentin nuk janë aspak të mëdha”.
Maldini fitoi 7 tituj në Serinë A, 5 Champions, 5 Superkupa të Italisë, 4 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa të Botës për klubet, por Milani që nga viti 2007 nuk fiton më asgjë. Ai ka një mendim të qartë se çfarë po ndodh. “Me kalimin e viteve humbet përvoja fituese e fituar në të kaluarën dhe do të duhet dyfishi i kohës dhe i përpjekjeve për ta kthyer”, – përfundon ai.
Sfidanti.al