Në kampionatin spanjoll duket se është viti i Madridit, edhe pse Atletiko nuk do të dorëzohet, ndërsa një sy mund të mbahet edhe nga ekipe të tjerë. Gjithsesi, Reali i Karlo Ançelotit nuk ka rivalë për momentin me 36 pikë në La Liga, 13 mbi Barcelonën që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Reali ka një ndeshje të vështirë sot në fushën e Sociedadit, dhe rivalët mund të përfitojnë. Gjithsesi, epërsi edhe më të madhe ka Paris SG në Ligën e Parë të Francës, pasi 11 pikë më shumë sesa Olimpiku i Marsejës, ndonëse ky i fundit ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Diferencat në këto dy liga janë ndryshe gas a po ndodh në Premier Ligë, në Serinë A, madje edhe në Bundesligë ku Bajerni nuk po bën shëtitjen e zakonshme.
Sfidanti.al