Kalvari i Sergio Ramosit nuk mund përfundojë kaq lehtë!

Ndeshjen e kaluar ishte në formacion për Paris SG në ndeshjen ndaj Sent Etienit në Ligën e Parë të Francës. Gjithsesi, Sergio Ramos nuk i ka “ngrohur” ende “motorët” siç duhet dhe lajmet nga kryeqyteti francez janë që qendërmbrojtësi spanjoll mund të detyrohet të mos jetë për sfidën e radhës. Ish-kapiteni i Realit nuk luajti ndaj Nisës në mesjavë (0-0) për një lodhje muskulore, dhe nuk pritet të aktivizohet as këtë herë. Kjo, pasi humbi 207 ditë tek Paris SG me dëmtim. Në 2021, Ramosi ka luajtur vetëm 8 ndeshje, nga të cilat 5 me Realin, 2 me Spanjën dhe vetëm 1 me PSG-në. Madje, në kombëtaren e Spanjës, ai luajti vetëm 45 minuta ndaj Greqisë dhe vetëm … 2 minuta kundër Kosovës.

Sfidanti.al