Kombëtarja shqiptare, nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, do të nisë të hënën e 2 qershorit grumbullimin, për përgatitjet e ndeshjes ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Tekniku kuqezi ka ftuar 27 lojtarë, por për shkak të rregullave të UEFA-s, vetëm 23 do të përfshihen në listën zyrtare për ndeshjen. Portieri Mario Dajsinani, i rikthyer pas tre vitesh në kombëtare, pritet të jetë një nga të skualifikuarit. Në mbrojtje, konkurrenca është e lartë dhe mes të sakrifikuarve mund të jetë edhe Adrian Bajrami, për shkak të hapësirave të pakta te Benfica. Në mesfushë, Adrion Pajaziti shihet si një tjetër emër që mund të mungojë, për shkak të konkurrencës me lojtarë si Asllani, Ramadani dhe Bajrami. Juljan Shehu, një prej zbulimeve të trajnerit brazilian, pritet të jetë pjesë e listës. Një tjetër mesfushor do të përjashtohet për të plotësuar numrin prej 23 futbollistësh që lejohen.
sfidanti.al