Rreth 40 mijë tifozë të Interit pritet të udhëtojnë drejt Mynihut për finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
Vetëm 18 mijë prej tyre kanë biletë për të hyrë në “Allianz Arena”, ndërsa të tjerët do ta ndjekin ndeshjen në ambiente të tjera publike. Inter ka përcaktuar “Odeonsplatz” si pikën zyrtare të grumbullimit për tifozët, ku do të organizohen aktivitete dhe shitje të suvenireve.
UEFA nga ana tjetër do të vendosë një zonë të dedikuar në “Olympiapark” për ndjekjen e finales me ekran gjigand. Përveç kësaj, shumë lokale dhe pub-e në Mynih janë prenotuar për ndeshjen. Një pjesë e tifozëve janë përpjekur të sigurojnë bileta përmes lotarisë së UEFA-s, ku mendohet se një numër i konsiderueshëm përfundoi në duart e tifozëve zikaltër.
Inter Club Mynih ka organizuar gjithashtu një tjetër ambient për ndjekjen e takimit. Me ose pa biletë, prania në qytetin e finales shihet si një moment historik për tifozët.
sfidanti.al