Adeyemi “tërbon” serbët, bën shqiponjën para monumentit të UÇK-së

Një foto e Karim Adeyemit, ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Sulmuesi i Gjermanisë, po kalon pushimet në Kosovë dhe gjatë kësaj kohe, nuk kanë munguar fotot prej tij. Së fundmi, ai u shfaq para një monumenti të UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), duke bërë shqiponjën me duar. Lojtari e postoi foton në rrjetet e tij sociale dhe reagimet kanë qenë të shumta. Gazetarët dhe tifozët në Serbi kanë reaguar kundër kësaj fotoje, e cila ka marrë mijëra pëlqeime nga shqiptarët.

sfidanti.al