200 milionë euro për merkato, Napoli tenton të bindë Conte-n

Takimi mes Antonio Conte-s dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk solli një vendim përfundimtar. Në vend të një ndarjeje, palët vendosën të marrin pak kohë shtesë për të reflektuar. De Laurentiis prezantoi një plan konkret me investime prej 200 milionë eurosh për merkaton e verës dhe përmirësimin e strukturave stërvitore, në përpjekje për ta bindur Conten të qëndrojë. Në horizont janë edhe emra të njohur si Kevin De Bruyne dhe Jonathan David. Conte ka kërkuar kohë për të vendosur, pa mbyllur asnjë derë, por as pa e rihapur plotësisht opsionin e qëndrimit. Juventus e kërkon me insistim dhe interesi është i ndërsjellë. Vendimi përfundimtar pritet brenda fundjavës. Në pritje është edhe Massimiliano Allegri, që monitoron situatën nga afër, ndërsa Milani shfaqet si një tjetër mundësi për të.

sfidanti.al