Ligji Bosman ka bërë çudira dhe futbollistët sot kanë më shumë liri se më parë. E provoi këtë Dmitri Paje, lojtari i shkëlqyer i kombëtares së Francës, që ia arriti qëllimit për të mos luajtur më, për Uest Hemin. Klubi anglez, firmosi akordin me Olimpikun e Marsejës, kundrejt një pagese prej 30 milionë eurosh për kartonin e lojtarit ofensiv. Futbollisti 29-vjeçar që shkëlqeu sezonin e kaluar, dhe po ashtu në Euro 2016, pati një edicion me konflikte me trajnerin Sllaven Biliç derisa u përjashtua nga skuadra. Ai pranoi të ulte rrogën deri në 120 mijë euro në javë (minus 30 000 euro nga ajo që merrte në Angli), ndërsa zbriti në një kampionat që cilësohet inferior ndaj Premier Ligës.