Do të jetë Gana kundër Kamerunit, njëri nga duelet e mëdha gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës. Skuadra ganeze, njëra nga më të fortat në historinë e futbollit afrikan, eleminoi Republikën Demokratike të Kongos pasi e mundi 2-1. Kongolezët kaluan në epërsi me një gol të shkëlqyer nga më shumë se 30 metra largësi, realizuar nga M’Poku, ndërsa humbi disa raste për të thelluar avantazhin. Gana, më e pjekur, përmbysi shifrat me vëllezërit Aje, dhe humbi shanset e tjera me Mbokanin. Gana mbetet e fortë, por ishte mëkat eleminimi i RD të Kongos, njërës prej skuadrave më spektakolare të kupës në Gabon.
Kameruni pati një duel shumë të fortë me Senegalin, dhe pasi përfundoi 0-0 edhe pas kohës shtesë, ia doli me penallti, me shifrat 5-4. Burkina Faso, ndërkaq, eleminoi Tunizinë duke e mundur 2-0.