Ángel Di María, i cili është në fund të kontratës së tij me Benfica-n, tashmë ka arritur një marrëveshje financiare me Inter Miamin. Kështu raporton gazetarit Leo Paradizo, nga ESPN Argjentina. Lojtari i përfaqësueses së Argjentinës do të bashkohet me bashkatdhetarin e tij, Lionel Messi në MLS, megjithëse momenti në të cilin mund të ndodhë një transferim i tillë ende nuk është bërë i ditur, qoftë në qershor, kur përfundon lidhja e tij me Shqiponjat, apo në merkaton e radhës së dimrit. Trajneri i Inter Miamit, “Tata” Martino, e përjashton mundësinë e mbërritjes menjëherë të Di Marias në Florida për shkak të rregulloreve; klubi i David Beckhamit tashmë e ka arritur kufirin e pagave të vendosur nga MLS.
sfidanti.al