Është ndërprerë ndeshja e futbollit në Vlorë mes Flamurtarit dhe Teutës pas tensioneve të shumta në fushën e lojës. Një konflikt mes lojtarëve ka nxitur edhe reagimin e tifozëve, duke përshkallëzuar dhe situatën.
Tifozë kanë ndërhyrë në fushë dhe kanë goditur lojtarët, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes. Menjëherë ka pasur prani të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Shqiponja, për të vënë situatën nën kontroll. Burime bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar në komisariat për aktin e dhunshëm.
sfidanti.al

