Dhuna godet përsëri në futbollin shqiptar. Ndeshja mes Tepelenës dhe Domosdovës u ndërprerë pasi lojtarët miq goditën gjyqtarin kryesor të takimit të vlefshëm për Kategorinë e Dytë. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë pasi arbitri dha një 11-metërsh për skuadrën vendase.
Miqtë nga Përrenjasi, që kryesonin 1-0, u revoltuan nga vendimi i gjyqtarit dhe e sulmuan duke e goditur në fytyrë. Kjo bëri që penalltia të mos gjuhej dhe që ndeshja të ndërpritej. Policia ndërhyri duke mos lejuar dhunimin e mëtejshëm të arbitrit nga Vlora, ndërsa shoqëroi edhe lojtarin që ishte fajtori kryesor në goditjen e tij.
Nuk është hera e parë që në futbollin shqiptar ndodh dhunë, ndërsa mbahet mend mirë fundi i sezonit të kaluar, me situatat e rënda të ndeshjeve të Kategorisë së Parë në Peshkopi dhe Pogradec.
Sfidanti.al