Mohamed Salah nuk e kaloi klasën tek Çelsi dhe iu vu nofka “dështaku” në Angli, por jeta ka gjithnjë një moment të dytë për atë që beson. Ashtu si legjenda të së kaluarës si Frantishek Planiçka, Gerd Myler apo Franko Barezi, edhe egjiptiani nuk u dekurajua dhe pati një “Fillim të Ri”. Kjo po jep fryte pasi, me shkëlqimin që pati tek Roma, po gjen një klub pikërisht në atë ligë ku e quajtën si të pavlefshëm.
Jo vetëm kaq, por Liverpuli është gati “të thyejë bankën” (siç thonë anglezët) për të. Trajneri Jurgen Klop do të japë 40 milionë paund stërlina, që do të thotë rreth 45 milionë euro dhe mendohet se transferimi është punë e përfunduar. Salah është vetëm 25 vjeç, pra në kulmin e moshës, dhe të dhënat e tij flasin vetë.
Fillimisht ai refuzoi Liverpulin dhe shkoi tek Çelsi, që pranoi 13 milionë stërlina nga Roma për ta lëshuar. Në Serinë A, ai shërbeu 19 asistë sezonin e kaluar, ndërsa tek Liverpuli do ta dyfishojë rrogën. Rekordi i mëparshëm i transferimeve tek Liverpuli ishte ai i sulmuesit Andi Karrol që u mor në 2011 nga Uest Hemi për 35 milionë paund stërlina.
Sfidanti.al