Donaruma-Milan, një telenovelë e verës së futbollit, që do të zgjasë!

Është padyshim e ardhmja e portës. Xhixho Donaruma mund të quhet pa frikë talenti më I madh që ka ardhur në futboll në rolin e portierit, që pas Xhaluixhi Bufonit apo Manuel Nojerit, veçse adoleshenti po sjell shqetësime të mëdha. Pasi shkëlqeu si titullar sezonin e kaluar tek Milani, ai e ka ndarë mendjen që të largohet. Drejtuesit e klubit të Serisë A dolën në konferencë për shtyp ku njoftuan se Donaruma nuk do të rinovojë kontratën që I përfundon verën e ardhshme.

Tetëmbëdhjetë vjeçari është shumë I kërkuar në të gjithë Europën dhe besohet se klube të mëdhenj si Reali I Madridit apo Juventusi janë në gjurmët e tij. Gjithsesi, pronarët e rinj kinezë të Milanit reaguan ashpër. Ata e kërcënuan portierin se do ta lenë në stol ose në tribunë për një vit me radhë, edhe pse rrezikojnë ta humbasin me parametër zero sezonin e ardhshëm.

Agjenti I Donarumës, Raiola, po përpiqet ta rregullojë këtë situatë, dhe gjasat janë që lojtari të mbetet kuqezi dhe të rinovojë kontratën, por t’u larguar shpejt në të ardhmen, në mënyrë që secila palë të mbetet e kënaqur.

Sfidanti.al